Xhaka me Baselin ballëlart, gjunjëzojnë Grasshoppersin

Futboll

Xhaka me Baselin ballëlart, gjunjëzojnë Grasshoppersin

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:24
Xhaka me Baselin ballëlart, gjunjëzojnë Grasshoppersin

Taulant Xhaka u paraqit titullar për Baselin, në fitoren në udhëtim me rezultat 4:2 ndaj Grasshoppersit, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran. 

Xhaka u zëvendësua në minutën e 75-të, ndërsa Amir Abrashi luajti titullar për Grashoppersin duke u ndërruar në minutën e 54-të nga Emir Lenjani. 

Për Baselin shënuan Millar (16'), Lang (44'), Szalai (52' e 79') dhe për Grasshoppersin realizuan Sene (24') e Kawabe (38'). 

Baseli përforcon vendin e dytë me 50 pikë, ka 12 me pak se lideri Zurich dhe Grasshoppers është i 8-ti me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat