Zymer Bytyqi shënoi por nuk i kreu punë ky gol skuadrës së tij, Konyaspor, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në Stamboll nga Fenerbahce.
Bytyqi shënoi në minutën e 35-të, por kjo epërsi përmbyset në 45 minutat e dytë.
Kim Min-Jae (65') e Pelkas (89') realizuan për fitoren e Fenerbahces.
Bytyqi, Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshi, u paraqitën standardë për Konyasporin.
Çekiçi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të e Bytyqi është zëvendësuar në minutën e 74-të.
Futbollisti Mërgim Berisha luajti nga minuta e 90-të për Fenerbahcen.
Pas javës së 30-të në kampionatin turk, Fenerbahce është në vend të tretë me 53 pikë, dy me pak se Konyasport në pozitën e dytë.