Dortmundi është mysafir i Koln, në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.
Ndeshja fillon nga ora 19:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Rheim Energies”.
Vendasit zënë vendin e shtatë me 39 pike, kurse mysafirët pozicionohen në pozitën e dytë me 56 pike.
Dortmundi ka shtatë pike më pak se lideri aktual Bayern Munich dhe kërkon vetëm fitoren në mënyrë që të vazhdojë garën për titull.