Liverpool thuhet se është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Kontrata e reprezentuesin polak në “Allianz Arena” do të skadojë qershorin e ardhshëm dhe ka pasur raportime se ai do të kërkojë të largohet këtë verë nëse nënshkruan një kontratë të re deri në hapjen e afatit kalimtar.
Manchester United dhe Barcelona janë ndër klubet që vlerësohen se kanë interes për sulmuesin, por sipas “El Nacional”, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e sheh atë si një 'prioritet' në tregun e ardhshëm.
Raporti pretendon se “Reds” do të ishin të përgatitur të shpenzonin 80 milionë euro për 33-vjeçarin, i cili ka shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer për klubin e tij gjerman.
Lewandowski ka shënuar 45 gola dhe ka regjistruar katër asistime në 37 paraqitje për Bayernin gjatë sezonit 2021-22, duke përfshirë 12 gola dhe tre asistime në Champions League.
E ardhmja e Mohamed Salah në “Anfield” vazhdon të vihet në pikëpyetje, gjë që mund të çojë në hyrjen e gjigantëve të “Merseyside” në merkaton e verës për një sulmues të ri.
Lewandowski ka shënuar 339 gola dhe ka regjistruar 69 asistime në 366 paraqitje për Bayernin që kur u largua nga Borussia Dortmundi në korrik të vitit 2014.