Real Madrid-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare të “El Clasicos”

Futboll

Real Madrid-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare të “El Clasicos”

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:43
Real Madrid-Barcelona

Në mungesë të Karim Benzemas, i cili është i lënduar, Real Madridi i Carlo Ancelottit do të kërkojë tri pikë të reja ndaj Barcelonës, skuadër kjo e cila nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez ka rigjetur formën dhe stilin e lojës tiki-taka dhe është bërë rival i papërshtatshëm për secilin kundërshtarë.

Kjo ndeshje e cila është e vlefshme për xhiron e 29' të kampionatit spanjoll, do të zhvillohet me fillon nga ora 21:00 në stadiumin "Santiago Bermabeu".

"Los Blancos" kryesojnë tabelën me 66 pikë, kurse Barça është në vendin e katërt me 51 pikë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius, Rodrygo

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Araujo, Sergio, Dembele, Pedri, Alba, Ferram, Eric, De Jong, Aubameyang

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat