Barcelona e Xavit nuk ndalet, turpëron Realin në Madrid

Futboll

Barcelona e Xavit nuk ndalet, turpëron Realin në Madrid

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:41
Barcelona e Xavit nuk ndalet, turpëron Realin në Madrid

(E plotësuar) - Barcelona është në formën më të mirë me trajnerin Xavi. 

Katalunasit treguan lojë të madhe duke e turpëruar me rezultat 4:0 Realin në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

As laiku më i madh nuk e ka pritur një Barcelonë aq të furishme dhe shkatërruese për liderin.

Image

Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang pati mbrëmjen e tij duke shënuar dy gola për fitoren e thellë të Barcelonës.

Në minutën e 29-të, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi me kokë, ndërsa në atë të 38-tën Ronald Araujo po ashtu shënon me kokë për 0:2.

Edhe në pjesën e dytë një Real i shthurur dhe u ndje dukshëm mungesa e sulmuesit francez, Karim Benzema.
Ferran Torres në minutën e 47-të thellon epërsinë (0:3).

Në minutën e 53-të, Pierre-Emerick Aubameyang, me mjeshtrin e tij thellon fitoren në 0:4.

Kjo është fitorja e pestë rresht për Barcelonën, ndërsa Reali ndalet pas 4 fitoreve.

Pas javës së 29-të, Reali kryeson me 66 pikë, pasojnë Sevilla 57, Barcelona 54 (një ndeshje me pak), Atletico 54 pikë etj. pas 29 jave në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat