Barcelona ka treguar dhëmbët e një skuadre super të fuqishme kundër rivalit të përbetuar, Real Madridit në La Liga në xhiron e 29-të në kampionatin spanjoll.
Në sfidën e zhvilluar të dielën Barcelona ka triumfuar me rezultat 4-0, me nga dy gola të shënuar në secilën pjesë.
Goli i parë erdhi në minutën e 29’ dhe realizues ishte Aubameyang, ndërsa Araujo shënoi për 2-0 në minutën e 38’.
Me të filluar pjesa e dytë, Barça e thelloi epërsinë në 3-0 me një gol të bukur në minutën e 47’, kurse Aubameyang doli sërish në skenë me një tjetër gol të realizuar në minutën e 53’ që rezultoi edhe të ishte rezultati final i këtij ballafaqimi.
Kjo fitore e madhe e çon skuadrën e Xavit në vendin e tretë me 54 pikë, kurse Reali i Ancelottit përkundër humbjes mbetet lider i tabelës me 66 pikë.