21 mars – Legjenda e futbollit kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri do të përkujtohet vazhdimisht. Ai edhe pse nuk jeton më, është në zemrat e çdo sportdashësi, shkruan Open-TV.mk.
Avokatit të mirënjohur shqiptar në Vjenë të Austrisë, Mirsad Musliu, me origjinë nga Gostivari, i është dhuruar fanella e legjendës së futbollit të Kosovës dhe jo vetëm, Fadil Vokrri.
Fanellën e Vokrrit me numrin 9 avokati Musliu e ka pranuar nga një mik shumë i afërt i të ndjerit Fadil Vokrri, Fatmir Kuqi, një kontribues i madh në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA.
“Falëmenderoj përzemersisht z. Fatmir Kuqin prej Genfit të Zvicrës për fanellën e legjendës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrri! FV9”, ka deklaruar Mirsad Musliu, avokati i njohur shqiptar në Austri.