Ashtu si ishte paralajmëruar, Interi e ka apeluar në Komitetin Olimpik Italian, organin më të lartë të vendimmarrjes vendimin e Gjykatës së Apelit për të riluajtur ndeshjen me Bolonjën.
Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në 9 janar, që u shty për shkak të numrit të lartë të lojtarëve të infektuar me COVID-19 të Bolonjës.
Zikaltrit kërkojnë fitoren 3-0 në tavolinë, ndërkohë që përgjigjja e komitetit pritet pas 15 ditësh.
Duke parë kalendarin, ka dy data më të mundshme për këtë ndeshje nëse zhvillohet si takim, një datë brenda javës së fundit të prillit si e mërkura datës 27 dhe një në të parën e majit si e mërkura 4 majit.