Fituesi i Kampionatit Evropian, Italia dhe ai i Kupës së Amerikës, Argjentina do të ballafaqohen më datën 1 qershor, ka konfirmuar UEFA.
Verën E kaluar Italia triumfoi në EURO 2020 duke e mposhtur Anglinë në finalen e “Wembleyt”.
Kurse Argjentina e mposhti Brazilin me rezultat minimal 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës, transmeton KosovaPress.
UEFA dhe CONMEBOL arritën marrëveshje për zhvillimin e kësaj superndeshje e cila cilësohet edhe si ballafaqim për Superkupën e botërore duke parë që ndeshjen më të mirët e këtyre dy kontinenteve.