Ja sa paguhet Granit Xhaka

Futboll

Ja sa paguhet Granit Xhaka

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:17
Ja sa paguhet Granit Xhaka

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë të momentit.

Mesfushori me origjinë nga Kosova po luan me sukses qe disa sezone në Premierligë me Arsenalin.

Paraprakisht karrierën e kishte nisur tek Baseli për të përfunduar më pas në Gjermani tek Borussia Monchengladbach.

Por, viteve të fundit ai është pjesë e “Gunners” edhe pse kishte ofertë nga Roma.

Sot, mediat e huaja i kanë zbuluar rrogat e futbollistëve të klubit londinez.

Kështu, Granit Xhaka paguhet jo më pak se 100 mijë paundnë javë, që i bie se ai e ka rrogën javore më saktësisht 120,214 euro, njofton “givemesport”.

Nëse e llogarisim për një muaj, ai paguhet 480.856 mijë euro.

E nëse e llogarisim për 12 muaj, rroga vjetore e Xhakës është 5,770,272 euro.

Natyrisht, këtu nuk janë përfshirë bonuset dhe paratë që i merr përfaqësuesi zviceran nga reklamat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat