Në një intervistë të dhënë për Canal Football Club, futbollisti aktual i Bayern Munich, Kingsley Coman, ka rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë të transferohet nga Paris Saint-Germain tek Juventus në verën e 2014-ës, por jo vetëm.
Sulmuesi francez i krahut ka folur edhe për Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi në 2018-ën me një urim të veçantë për Botërorin e ardhshëm në Katar…
BOTËRORI dhe DASHURIA – Ka qenë argëtuese pjesa që ka patur lidhje me Kupën e Botës në Rusi, ku Franca e tij ka fituar titullin. Një trofe, ai me kombëtaren, që i mungon Coman-it:
“Në 2018-ën kamë mbetur i zhgënjyer që nuk kam qenë aty. Por le të themi se ka qenë një lloj bekimi. Në atë periudhë kam njohur atë që sot është gruaja ime.
“Natyrisht, shpresoj të marr pjesë në Katar 2022 sepse nëse do të takoja një tjetër grua në të njëjtën periudhë…”, ka thënë me shaka francezi.