Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, raportohet se ka vendosur që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Araujo është në shënjestër të disa klubeve evropiane, por sipas mediave spanjolle, lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën me skuadrën 'Blaugrana’.
23-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij që nga koha kur Xavi mori drejtimin e Barcelonës.
Forma e mirë e Araujo, ka bërë që krerët e Barcelonës të ‘blindojnë’ mbrojtësin e tyre.Manchester Unitedi prej kohësh është duke insistuar që të transferojë Araujo në ‘Old Trafford’, por duket se lojtari është i vendosur që të qëndrojë në klubin katalonas.
Barcelona nën drejtimin e strategut Xavi, ka gjetur formën e tyre të mirë, duke shfaqur ndeshje të mira, sidomos katalonasit tregun performancë të shkëlqyer në fitoren kundër Real Madridit (4-0), të dielën që lamë prapa.
“Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka vendosur që të qëndrojë në ‘Camp Nou’”, shkruajnë mediet iberike.