Televizorët në Madrid u fikën që pas rezultatit 0:2!
“Klasikja” mes Realit dhe Barcelonës ka qenë një nga sfidat më të ndjekura në planet.
Por madrilenët kanë qenë aq shumë të zhgënjyer nga ndeshja, sa kanë vendosur të fikin TV pas përfundimit të pjesës së parë.
Këtë e ka treguar një studim i kompanisë “Kantar Media”, që ka matur audiencën e përballjes së të dielës.
Sipas saj shikueshmëria ka rënë nga 2 milionë në 600 mijë persona.