Marash Kumbulla ka arritur shifrën e 50 ndeshjeve me fanellën e Romës, që nga viti i kaluar ku u transferua nga skuadra e Veronës.
Një arritje e rëndësishme për 22 vjeçarin duke para ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur tek kryeqytetasit, por dhe përshtatja me skemën e lojës.
Këtë moment ai ka dashur ta ndajë me fëmijët, por veçanërisht për ata që po vuajnë në Ukrainë.
Mbrojtësi i Kombëtares ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram ku tregon se do të jap për bamirësi për fëmijët në luftë.
Një gjest fisnik nga ana e Marash Kumbullës që tregon edhe një herë tjetër se futbolli na bën bashkë të gjithëve.