Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani nga Theranda, mburret me futbollistin e tyre, Arlind Maloku, i cili u ftua në Kombëtaren e Kosovës U-19.
“Lojtari ynë Arlind Maloku ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U19.
Kombëtarja e Kosovës U19 në fund të këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë U19.
Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, në orën 15:00, derisa përballja e dytë e Dardanëve të rinj me Kuqezinjtë do të zhvillohet më 28 mars, në orën 10:00.
Të dy këto takime do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë”, njofton FC Ballkani.