Shqipëria do të përballet me Spanjën në stadiumin e Espanyolit më datë 26 mars, një ndeshje miqësore. Pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të luajnë me Gjeorgjinë në vendin tonë.
Trajneri Reja duket se i ka idetë e qarta dhe nuk ka më mëdyshje për 11-tshën titullare që do hedhë në fushë ndaj spanjollëve. Nuk është se ka shumë surpriza.
Edoardo Reja shpall listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë
Në portë do jetë Strakosha titullar, treshja mbrojtëse mbetet e pandryshuar në mbrojtje me Gjimshiti, Kumbulla e Ismajlin.
Në krahë, priten të jenë Hysaj dhe Balliu. Sa i përket mesfushës, vetëm Bare ka qenë pika e zakonshme fikse në rreshtim.
Përkrah tij Reja ka vendosur debutuesin Asllani, ndërsa surprizë mund të quhet emri i qazim Lacit që pritet të jetë nga fillimi.
Në sulm, vetëm Armando Broja e ka vendin e sigurtë, ndërsa 3 sulmuesit e tjerë si Uzuni, Cikalleshi dhe Manaj janë në balotazh për një vend përkrah tij. Më i avantazhuar duket Cikalleshi.