Vajzat U17 të Kosovës do të jenë nikoqire të atyre nga Gjermania në kuadër të kualifikimeve për “Euro U17”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 11:00, teksa kjo është edhe ndeshja hapëse e kësaj gare.
Ndërsa, vajzat U17 të Sllovenisë dhe Austrisë do të luajnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00.
Kosova U17 gjendet në grup me Gjermaninë, Slloveninë dhe Austrinë.
Ndërsa, Kombëtarja A e Kosovës, këtë të mërkure do të mbajë konferencë për media, përpara takimit miqësor nesër me Burkina Fason.