Zlatan Ibrahimoviç është thirrur me Suedinë për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet play off të Botërorit “Katar 2020”.
Sulmuesi i Milanit ka zbuluar një detaj kurioz, që lidhet me shokun e tij të skuadrës në përfaqësuese, Anthony Elanga, që është grumbulluar për herë të parë nga kombëtarja A e Suedisë.
Ibra dhe Elanga nuk kanë luajtur kurrë së bashku tek United, pasi kur Anthony ishte vetëm 16 vjeç kur Zlatani ishte pjesë e “Djajve të Kuq”. Ibra tregoi një histori kurioze në lidhje me takimin e parë mes të dyve:
“Herën e parë që e takova, ishim tek restoranti i kompleksit stërvitor. Ai erdhi tek unë dhe më tha: “Ti e njeh babanë tim.” Nuk kuptova shumë dhe thashë diçka të tillë: “Më ndihmo se nuk e di me kë po flas”.
“Po, ti ke luajtur me babanë tim, Elanga”, më tha dhe në atë moment kuptova gjithçka…”. Referenca është në fakt për babanë e Anthony-t, Joseph Elanga, një shtetas kamerunas në vitet ’90, një ish-lojtar i Malmoes midis viteve 2000 dhe 2005, pra një shok skuadre në sezonin e parë kur Ibrahimoviçi ishte shumë të ri.
Befasues reagimi i Zlatanit, tepër i lumtur që kishte një bashkatdhetar në Angli:
“Isha i lumtur, sepse nuk isha i vetmi suedez në Mançester…”. I emocionuar në mënyrë të pashmangshme komenti i parë i Anthony-t:
“Të stërvitesh me një lojtar që ka bërë kaq shumë për kombëtaren tonë për 20 vjet është një gjë e mrekullueshme. Kur mora vesh se kishte nënshkruar për Manchester United, mezi prisja të flisja me të, ta pyesja për kujtimet që kishte me babanë tim”.