Pol Pogba nuk ndihet i lumtur te Mançester Junajtid dhe këtë e ka pohuar gjatë një interviste me “Le Figaro” ku bën të ëndërrojë tifozët e Juventusit teksa thotë që 5 sezonet me fanellën e Junajtidit nuk i ka shijuar aspak:
“Unë luaj me kombëtaren e Francës dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës. Dhe e ndjej ndryshimin me Mançesterin sepse është e vështirë kur ndryshon shpesh pozicione, sisteme loje apo partnerë.
Ne shkojmë mirë me trajnerin, por a kam vërtetë një rol te Mançester Junajtid? Unë bëj këtë pyetje dhe nuk kam asnjë përgjigje. Duhet të jem i sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kanë kënaqur, por aspak madje.
Këtë vit nuk do të fitojmë më asgjë. Qoftë me Mançesterin apo në një klub tjetër, dua të fitoj trofe.
Kur nisën vështirësitë? Personalisht, kur isha me Murinjon.
Ti i bën vetes pyetje, e pyet veten nëse e ke faj, sepse nuk i ke jetuar kurrë këto momente në jetën tënde.”, përfundoi Pogba.