Kombëtarja e Spanjës është grumbulluar sot për të nisur përgatitjet anti-Shqipëri.
Andaluzianët i presin përpara dy takime miqësore. Fillimisht me Shqipërinë dhe më pas me Islandën.
Federata Spanjolle ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare momente nga grumbullimi dhe hyrja në stërvitje e “furisë së kuqe”, si dhe ka publikuar prononcimet e disa prej lojtarëve të ekipit kombëtar iberik.
Ndër futbollistët që ka folur renditet edhe Markos Alonso.
Lojtari i Chelsea-t ka dhënë edhe një paralajmërim për kuqezinjtë, teksa bën të ditur se Spanja nuk do i konsiderojë si miqësore dy takimet e ardhshme.
“Më në fund kemi mundësinë për të qenë bashkë dhe për t’u stërvitur. Kjo është gjithmonë e rëndësishme dhe nuk ka miqësore”, është shprehur Markos Alonso.