Gabriele Gravina, presidenti i FIGC, dha një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, gjatë së cilës iu përgjigj pyetjes në lidhje me përfshirjen e Juventusit në projektin e Superligës:
“Ajo kontratë është një projekt- hipotezë. Nëse do të bëhej realitet, Juventusi do të mbetej jashtë kampionati italian. Superliga është përgjigjja e gabuar për një nevojë reale.
Edhe Italia duhet të mendojë se si të përmirësojë cilësinë e kampionatit dhe ta bëjë atë më tërheqës për tregje në zgjerim si ai arab”.
Presidenti i FIGC foli edhe për rrezikun e mundshëm të mos marrjes pjesë të kombëtares axurre për herë të dytë radhazi në Kupën e Botës. Mancini dhe të tijtë duhet të kalojnë me sukses “play-off”-in e këtij muaji për të qenë në “Katar 2022”:
“Ky është sport, nuk i dihet asnjëherë. Mund të shtoj, jo ngaqë po ndodh me ne, se ka diçka për të reflektuar nga pikëpamja organizative e garave. Duhet që renditjet përkatëse të kombëtareve të kenë më tepër gjatë shorteve.
Ideja është që kampionët e garave të ndryshme kontinentale, pra kushdo që fiton Europianin, Kupën e Amerikës apo të Azisë mund të pranohet në Botëror”.