Klubi spanjoll, Espanyol dëshiron që të mbajë në skuadër sulmuesin Yangel Herrera.
Herrera po luan tek Espanyoli në formë huazimi nga Manchester City.
Espanyol sipas medieve spanjolle, është i etur për të mbajtur në skuadër sulmuesin e Manchester Cityt, Yangel Herrera.
Herrera, i cili më parë ka luajtur tek Granada në formë huazimi, po shfaq formë mjaft të mirë këtë sezon të garave me skuadrën e Espanyolit.
A do të mbetet Herrera te Espanyoli?
Krerët e Espanyolit synojnë ta mbajnë në skuadër Herreran të paktën edhe një sezon.
Eksperti turk i transferimeve Ekrem Konur raporton se Espanyol dëshiron ta mbajë 24-vjeçarin edhe sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e skuadrës spanjolle, mësohet se janë në kontakt me Manchester City-n për gjetur marrëveshjen për Herreran.