Trajneri i Ajaxit është një nga katër emrat në listën e ngushtë të klubit pasi ata kërkojnë një trajner të përhershëm pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer vitin e kaluar.
Manchester United ka intervistuar trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag për emërimin e trajnerit të përhershëm, sipas “GOAL”.
Ten Hag është parë si një nga kandidatët kryesorë të Unitedit për të zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick në fund të sezonit dhe ata vazhduan me procesin e intervistës këtë javë.
Kuptohet se ende nuk është marrë një vendim për zëvendësimin e përhershëm të Ole Gunnar Solskjaer dhe sipas “GOAL” thonë se klubi do të vazhdojë me procesin e intervistimit me emrat e tjerë në listën e ngushtë.
Unitedi ka vazhduar me kërkimin për trajnerin e tyre të ri gjatë pushimit aktual ndërkombëtar dhe kuptohet se ata intervistuan Ten Hag të hënën.
Javët e fundit ai është shfaqur si kandidati i preferuar për t'u bërë trajneri i ardhshëm i përhershëm i klubit dhe bisedat fillestare janë zhvilluar me kandidatë të ndryshëm në fillim të këtij muaji.
Procesi po udhëhiqet nga drejtori i futbollit, John Murtough dhe drejtori teknik, Darren Fletcher, të cilët ishin të dy figurat kryesore në marrjen e Rangnickut në klub përkohësisht në dhjetor.
Procesi tani ka kaluar në intervista zyrtare dhe, ndërsa Ten Hag tashmë ka pasur intervistën e tij, burimet e klubit thonë se nuk ka asnjë favorit dhe të gjithë në listën e ngushtë do të intervistohen.
Kush tjetër është në listën e ngushtë?
Për një kohë të gjatë, trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ishte favorit për të marrë këtë detyrë, por gjatë dy muajve të fundit, Ten Hag është parë në një nivel me ish-menaxherin e Tottenhamit
Pochettino do të shijonte një rikthim në Premier Ligë dhe e ardhmja e tij në PSG është nën vëzhgim pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi.
Pochettino, së bashku me Julen Lopetegui dhe Luis Enrique, janë emrat e tjerë në listën e ngushtë dhe pritet që të gjithë të intervistohen si pjesë e një “procesi të plotë” dhe pastaj të vendoset.