Mesfushori që është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren, Kristjan Asllani ka thënë sot se nuk e mendonte se do merrte ftesë nga përfaqësuesja.
Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes miqësore me Spanjën, që do të luhet më 26 mars në orën 19:45 në “RCDE” të Barcelonës, Asllani theksoi se ka si qëllim vetëm të bëjë mirë dhe të ndihmojë skuadrën.
I pyetur për lajmet që po qarkullojnë në Itali për interesimin e klubit të Milan për të, lojtari i Empolit theksoi se nuk do dëshironte që t’i diskutonte këto gjëra.
Hera e parë në Kombëtare, si ndjehesh? “Jam shumë i lumtur, unë Kombëtaren e shihja vetëm në TV dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.
A e mendoje se do merrje ftesë nga Kombëtarja? “Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë, shpresoj të bëjmë mirë dhe ndihem mirë".