Shqiptari kërkon fitore në Beograd kundër Serbisë

Futboll

Shqiptari kërkon fitore në Beograd kundër Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:33
Arbi Vosha

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U-21 po përgatitet në Beograd për ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Serbisë U-21. 

Maqedonia e Veriut U-21 ka motiv të madh për të kërkuar rezultat të favorshëm në këtë ndeshje, sepse në rast të tërheqjes së mundshme të Ukrainës nga kjo garë (arsyet dihen), iu hapen gjasat për të fituar vendin e dytë dhe për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2023.

Futbollisti shqiptar, Arbi Vosha, shprehet optimist. 

“Kemi të enjten ndeshjen kundër Serbisë. Personalisht mendoj se fitorja është opsioni i vetëm sepse nga natyra jam gjithmonë optimist kur dal në fushë pavarësisht se kë dua të fitoj”, - tha mes të tjera Vosha.

“Fakti që kundërshtari, konkretisht Serbia në këtë rast ka individë nga klubet e mëdha evropiane, nuk do të thotë asgjë. Gjithçka do të tregohet në fushë”, tha më tej Vosha.

Ndeshja është e vlefshme e grupit H të kualifikueseve, ndërsa Franca kryeson me 16 pikë, pasojnë Ukraina 13, Maqedonia e Veriut 6, Ishujt Faroe 6, Serbia 5 dhe Armenia 3. Ndeshja luhet nesër në orën 17.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat