Gjyqtarët e Kosovës gjykojnë ndeshjen Sllovaki – Irlandë Veriore!
Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-s për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Sllovakisë dhe Irlandës Veriore.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadiumi MSK Zilina” në Zilina të Sllovakisë më 25 mars.
Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj dhe nga gjyqtari i katërt Dardan Çaka.