Rrahmani: Miqësoret me Burkina Fason e Zvicrën do të shërbejnë për të parë formën tonë

Futboll

Rrahmani: Miqësoret me Burkina Fason e Zvicrën do të shërbejnë për të parë formën tonë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga konferenca

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll Amir Rrahmani ishte i pranishëm në konferencë për media para ndeshjes ndaj Burkina Fasos së bashku me trajnerin Alain Giresse.

Qendërmbrojtësi i Napolit u shpreh se sfidat me Burkina Fason dhe Zvicrën do të shërbejnë për të njohur nivelin aktual të Kombëtares së Kosovës.

Rrahmani gjithashtu foli mbi përshtypjet e para për trajnerin e ri, për të cilin tha se është një person shumë pozitiv, por për të parë më shumë se çfarë ai kërkon nga lojtarët, këtë do ta mësojnë vetëm pas ndeshjes së parë.

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në "Fadil Vokrri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat