Marselo Brozoviç ishte ndër emrat më të nxehtë në radhët e Interit për shkak se e ardhmja e tij ishte në pikëpyetje.
Nuk dihej nëse lojtari do të qëndronte në ekip ose do të largohej, por më në fund ka ardhur lajmi i shumë pritur për tifozët zikaltër.
Mesfushori kroat ka vendosur të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2026, ku pritet që rroga e tij të jetë më e madhe se ajo që përfiton tani.
Një lajm shumë i mirë për klubin dhe trajnerin Inzagi, i cili e konsideron lojtarin të pazëvendësueshëm për formacionin e tij.