Kombëtarja gjermane është grumbulluar në Gravenbruh për t’u përgatitur për ndeshjen e parë ndërkombëtare të këtij viti.
Të shtunën, më 26 mars, ata do të përballen me Izraelin në Sinsheim (në orën 20:45).
Kapiteni Manuel Neuer ka thënë mes të tjera: "Të gjithë jemi të lumtur që po rifillon dhe që të gjithë mund të luajmë sërish bashkë si ekip.
Këto janë ndeshjet e para që do të na shërbejnë si nxehje në një rrugë të gjatë drejt Kupës së Botës dhe është e rëndësishme për ne që të luajmë ndeshje të mira.
Mendoj se jemi përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe kemi pasur një fillim të mirë me stafin e ri të trajnerëve".