Mësohet sa tifozë do të mbështesin Italinë në Palermo!
Jo vetëm Federata Italiane e Futbollit, por për sfidën “play off” kundër Maqedonisë së Veriut është vënë në punë edhe qeveria.
Ajo me një urdhër të veçantë ka vendosur që stadiumi “Renzo Barbera” i Palermos të jetë i hapur në kapacitetin e tij maksimal.
Në të njëjtën kohë edhe përgjigja e ardhur nga tifozëria ka qenë ajo e duhura, duke qenë se për takimin e mbrëmjes së sotme në orën 20:45 janë shitur të 33 mijë biletat që garanton impianti sportiv në ishull.