Fernando Santos pret fitore nga Portugalia në takimin kundër Turqisë, i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të fazës “play-off” të Botërorit.
Nëse pengesa turke kalohet me sukses, Portugalia do të sfidojë Italinë ose Maqedoninë e Veriut për një post në Katar 2022.
Trajneri Santos vlerëson skuadrën kundërshtare, teksa zbulon edhe lojtarin më të rrezikshëm të Turqisë në prononcimin për mediet.
“Duhet të fitojmë, e kemi detyrim të kualifikohemi në Botëror. Sfida ndaj Turqisë kërkon përqendrim të madh, le ta lëmë pas krahëve të kaluarën.
Ata kanë talente të mëdhenj individualë. Turqia është e mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët luajnë në Francë, Angli dhe Itali.
Më i rrezikshmi? Hakan Calhanoglu, ai shquhet për vendosmërinë e tij në shumë momente të ndeshjes”, deklaroi trajneri i Portugalisë.
Portugali-Turqi do të luhet sonte në mbrëmje në stadiumin e Portos (20:45) dhe do të transmetohet në Supersport 1.