Armando Broja aktualisht ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore, ndaj Spanjës të shtunën në transfertë në orën 19:45 dhe ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “AIR Albania” të marten në orën 18:00.
Nëpërmjet një postimi në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi i Sauthemptonit I ka bërë një urim motrës së tij për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen motra e vogël, kalofsh një ditë të këndshme”, ishte mesazhi i Brojës.
Aktualisht 20-vjeçari në këtë sezon në të gjitha kompeticionet me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në 31 ndeshjen nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist.