Claudio Caniggia, ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës është në syrin e të gjithëve pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij, Mariana Nanis me të cilën ka qenë i martuar prej 31 vitesh dhe ka tre fëmijë.
Ish-bashkëshortja e akuzoi atë për përdhunim dhe kërcënim me vdekje. Episodi daton në maj të vitit 2018 dhe ndodhi në një dhomë hoteli.
Sipas prokurorit të çështjes, Claudio Caniggiai e rrahu dhe ofendoi gruan pasi ajo refuzoi të bënte marrëdhënie seksuale me të. Më pas ai e kërcënoi se do ta vriste.
55-vjeçari i cili është aktivizuar edhe me Atalantën i ka mohuar akuzat dhe sipas asaj që raporton “La Nacion” ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se ka sajuar të gjithë historinë, duke deklaruar se synon ta padisë atë për dëshmi të rreme.
Caniggia është e martuar me modelen Sofia Boneli që nga viti 2020.