Suedezja në krye të Kombëtares së Kosovës

Futboll

Suedezja në krye të Kombëtares së Kosovës

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:45
Suedezja në krye të Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës e ka prezantuar sot përzgjedhësen e re të Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, suedezen Anneli Karin Andersen si dhe stafin e saj përcjellës. E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja suedeze në Kosovës,

Karin Hernmarck Ahliny, presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe drejtori teknik, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësja Andersen theksoi se është e nderuar që iu ka besuar drejtimi i Kombëtares së Kosovës dhe premtoi se do të punojë me përkushtim së bashku me kolegët e saj, Nisse Jansson dhe Katarina Olsson.

Image

“Shpresoj se do të kontribuojmë me përvojën tonë te progresi i futbollit të Kosovës.

Është një sfidë e madhe, por është nder për mua të jem në gjendje të kontribuojë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë.

Do të mundohem të kemi një start të mirë, por nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Norvegjinë dhe Belgjikën. I kam shikuar lojtaret, ndeshjet dhe kundërshtarët. Ne do të punojmë dhe besoj se do të jemi gati për t’i përmirësuar gjërat”, ka thënë ndër të tjera Andersen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat