Australia mbetet jashtë Botërorit, Japonia kualifikohet

Futboll

Australia mbetet jashtë Botërorit, Japonia kualifikohet

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:49
Australia mbetet jashtë Botërorit, Japonia kualifikohet

Australia ka mbetur jashtë Botërorit “KATAR 2022”, duke u mposhtur me rezultatin 0:2 nga Japonia.

Një surprizë kjo në kualifikueset e Botërorit në Azi, ku Australia ishte dhe favoritja kryesore që në fillim të eliminatoreve për të prerë një biletë për në fazën finale të kompeticionit më madhor të futbollit në nivel kombëtaresh.

Golat për ekipin japonez u shënuan nga Mitoma, i cili realizoi dy herë, në minutat 89′ dhe 90+4′.

Pas këtij rezultati surprizë të kualifikuara në kontinentin aziatik janë Arabia Saudite dhe Japonia.

Kombëtaret që kanë prerë një biletë për në Botëror janë: Katari që është vendi organizator, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia dhe Arabia Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat