Mesfushori i West Ham, Declan Rice, raportohet se preferon Chelsean para Manchester Unitedit.
Ylli i West Hamit në fund të këtij sezoni, duket se do të bëhet me klub të ri.
Dy klubet e mëdha të Premier League-s, janë në garë për Rice, i cili po bën një sezon të madh me West Hamin.
Sipas medieve angleze, preferon rikthimin tek ‘Blutë’ e Londrës. West Ham thuhet se nuk do të heq dorë lehtë nga Rice për të cilin tashmë ka vendosur çmimin prej 150 milionë euro.
Rice është njëri ndër lojtarët më të mirë në skuadrën e Qest Hamit.
Krahas Chelseas dhe Manchester Unitedit, lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera evropiane.