Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni ka folur para ndeshjes që Italia e zhvillon sonte kundër Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se italianët e meritojnë të shkojnë në Kupën e Botës.
“Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë.
Të shtrëngojmë dhëmbët e të luftojmë së bashku. E meritojmë të vazhdojmë përpara, e meritojmë të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë 22-vjeçari.
Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 20:45.