Barcelona po insiston që ta ‘blindoj’ mbrojtësin Ronald Araujo, megjithatë, klubet e mëdha evropiane janë hedhur në sulm për reprezentuesin e Urugait.
Sipas medieve italiane, është Juventusi, një tjetër klub i madh që i ka hyrë garës për Araujo-n.
Forma e mirë e mbrojtësi të Barcelonës, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.
Manchester United dhe PSG prej kohësh janë duke e vëzhguar lojtarin, por kësaj garë tashmë i ka hyrë edhe gjiganti italian, Juventus.
Araujo po hyn në vitin e fundit të kontratës me ‘Blaugranat’, por këta të fundit janë duke përgatitur një ofertë joshëse për ta ‘blinduar’ reprezentuesin e Uruguait.