Sonte do të nisë faza e “play-offit” të Kampionatit Botëror 2022.
Në gjysmëfinale gjenden disa Kombëtare të mëdha, mbi të gjitha ish-kampioni dhe kampioni aktual evropian, Portugalia dhe Italia.
Janë tri vende të lira për në “Katar 2022” që iu takojnë Kombëtareve evropiane.
“Azzurri” do të kenë punë me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.
Kurse, dueli tjetër ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë pritet të jetë i zjarrtë.
Edhe kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.
E fituesi i tyre do të përballet në finale të “play-offit”.
Fatkeqësisht, Cristiano Ronaldo ose yjet e Italisë do të mbesin jashtë Botërorit, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të këtij viti.
Ndërkaq, pasi Rusia u përjashtua nga garat, Polonia shkoi drejt në finale.
Robert Lewandowski me shokë në finalen e 29 marsit do ta presin fituesin e duelit të sontëm gjysmëfinal, Suedia – Republika Çeke.
Edhe Gareth Bale me Uellsin do ta kërkojnë finalen pasi të përballen sonte me Austrinë.
E fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me Skocinë ose me Ukrainën, ndeshje kjo e shtyrë shkaku i luftës në Ukrainë.
Dy prej tri finaleve do të luhen të martën e 29 marsit.
Të gjitha ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 20:45.