Robert Lewandowski është i vendosur për t’u larguar nga Bayern Munihu.
Sulmuesi polak nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin bavarez.
Dhe, mediumi spanjoll “Sport” raporton se prapa këtij vendimi fshihet dëshira e veteranit të sulmit për t’u transferuar në Barcelonë.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, gjiganti i La Ligas është duke u përgatitur ta diskutojë marrëveshjen me klubin gjerman.
“Blaugrana” thuhet se e kanë bërë gati një kontratë katërvjeçare për futbollistin më të mirë në botë të dy viteve të fundit, të shpallur nga FIFA.
Lewandowski po ashtu pëlqehet edhe nga klubet e Premierligës, ndërsa në janar e donte edhe Paris-Saint Germaini.
Barça pritet t’i shesë Memphis Depayn dhe Luuk De Jongun gjatë verës që vjen dhe mund të jetë pikërisht Lewandowski që mund të përfundojë në “Camp Nou".