Gundogan dëshiron të qëndrojë në City

Futboll

Gundogan dëshiron të qëndrojë në City

Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:06
Gundogan dëshiron të qëndrojë në City

Ilkay Gundogan është i vendosur të qëndrojë në Manchester City edhe pse po shkon drejt fundit të kontratës.

Për këtë siguron mediumi gjerman, “Kicker”.

Përfaqësuesi gjerman ka kontratë me kampionin aktual anglez deri në vitin 2023.

Mirëpo, është në dispozicion për t’i nisur bisedimet sa i përket vazhdimit të kontratës.

Për momentin nuk raportohet nëse futbollisti me prejardhje turke ka ndonjë ofertë.

Por, ai pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola, i cili ia jep rastin kohë pas kohe dhe nuk ka ditur të shënojë gola vendimtarë për “Citizens".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat