Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B, Ferizaj shpreh gatishmërinë që të pranojë pesë futbollistë nga Ukraina me familjet e tyre.
Ferizajasit solidarizohen me ukrainasin.
“Klubi ynë solidarizohet me Ukrainën, përkatësisht futbollin Ukrainas.
Kryetari i bordit të klubit, Lulzim Abazi, ka dërguar një email drejtuar Federatës së Futbollit të Ukrainës, në mënyrë solidarizimi për shkak të luftës e cila po zhvillohet në shtetin e Ukrainës.
Po ashtu njoftimin me email ua kemi dërguar shtëpive të mëdha të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Klubi ynë i ka ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës se mund të siguroj strehim në Kosovë për 5 futbollistë me familjet e tyre nga Ukraina deri ne përmisimin e gjendjes në shtetin e tyre.
Kjo është në shenjë solidarizimi me kolegët tanë nga i njejti sport në Ukrainë”, njofton Lulzim Abazi, kryetar i klubit Ferizaj.