Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitje!
Futbolli është një sport që kërkon shumë zgjuarsi dhe kombinim të teknikës e imagjinatës.
Janë shumë lëvizje në këtë sport, që janë bërë popullore prej vitesh tashmë. Ndër to mund të përmendim roveshatën, apo “no look pass”. Pikërisht tek kjo e fundit do të ndalemi.
“No look pass” është një lëvizje mjaft
e bukur në futboll, ku lojtari sheh në një anë dhe e pason topin në anën tjetër me qëllim që të hutojë kundërshtarin. Këtë e kanë bërë shpesh lojtarë të mëdhenj si Ronaldo e Ronaldinjo, ku pikërisht ky i fundit është njohur si mjeshtër i lojës së bukur.
Megjithatë ata nuk janë të vetmit që mund ta bëjnë pasi edhe Xherdan Shaqiri nuk ngelet prapa në këtë aspekt.
Futbollisti është grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës dhe ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram duke bërë këtë lëvizje.