Kombëtarja e Portugalisë kualifikohet në finale të play-off-ut të Kampionatit Botëror – Katar 2022.
Portugezët në krye me futbollistin më të mirë Cristiano Ronaldo, i shkaktuan humbje me 3:1 Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Dragao” në Porto.
Portugalia udhëheq me rezultat 2:0 në 45 minutat e parë, duke iu falënderuar golave të Otavio në minutën e 15-të e Diogo Jota (42’).
Në minutën e 65-të, Burak Yilmaz ngushton humbjen në 2:1. I njëjti futbollist, në minutën e 83-të, u shndërrua në figurë tragjike. Yilmaz dështoi nga penalltia, duke gjuajtur mbi portë.
Gjyqtari gjerman akordoi penallti pasi shikoi VAR-in, ku e pa se ka pas prekje të topit me dorë.
Në minutën e 90+4, Nunes vulosi fitoren në 3:1.
Portugalia kualifikohet në finale të Play-off-it e cila do të kërkojë biletën për në Kampionatin Botëror.