Salah do të largohet

Futboll

Salah do të largohet

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:22
Salah do të largohet

Ish-lojtari i Totenhemit dhe një legjendë e mirëfilltë e Egjiptit, Ahmed Mido, ka komentuar ne lidhje me situatën e Mohamed Salah te Liverpuli për shkak të problemeve me rinovimin e kontratës si dhe mundësinë e largimit të tij gjatë merkatos së verës.

Në një intervistë të dhënë në fundmi, Mido  i ka thurur elozhe patriotit të tij duke theksuar se Salah është një lojtar fantastik dhe kështu do të vazhdoj të jetë të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme, duke cilësuar këtë fakt si arsyen pse shumë super klube europiane janë në kërkim të shërbimeve të fantazistit:

”Unë besoj se me shumë mundësi Salah do ta lërë Liverpulin. Ai është një lojtar fantastik dhe shumë klube duan shërbimet e tij. Ai mund të luajë në të tilla nivele të paktën dhe për 5 vitet e ardhshme”.

Pas këtyre fjalëve nga ana e legjendës së Egjiptit, pritet të shihet nëse Salah do ta ndjek këshillën e tij, apo do të vendosë të  qëndrojë besnik i “The Reds” dhe për vitet në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat