Mesfushori i Chelsea-t, Jorginho dhe Italia paguan çmimin për dy gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Zvicrës. Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, lojtari theksoi se penalltia e humbur ndaj Zvicrës ka për ta ndjekur gjatë gjithë jetës.
Kampionët e Euro 2020 u mundën në Palermo, duke humbur mundësinë e pjesëmarrjes në fazën finale të Kupës së Botës për të dytën herë radhazi.
Duke folur pas këtij takimi, lojtari i Chelsea-t theksoi se ende mërzitet kur kujton dy gabimet e bëra ndaj Zvicrës, që i kushtuan Italisë dy fitore nga të cilat do të kishte marrë kryesimin e Grupit C dhe si rezultat edhe biletën direkte për në Katar.
“Më dhemb kur e mendoj, sepse ende mendoj për atë penallti dhe do më ndjekë gjatë gjithë jetës sime. Të kesh dy mundësi dhe të mos jesh i aftë të ndihmosh skuadrën tënde dhe vendin tënd është diçka që do më rëndojë gjithmonë. Njerëzit thonë se duhet të ngremë kokën dhe të ecim përpara, por është e vështirë.
Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi”-tha mesfushori, ndërsa foli për “Rai Sport”.
Italia u bë të enjten kombëtarja e parë kampione në fuqi e Europës që eliminohet nga Kupa e Botës në këtë raund që nga koha e Greqisë në vitin 2006.