Pas përfundimit të ndeshjes së play offit në Palermo, ku Maqedonia mundi kombëtaren e Portugalisë me golin e Trajkovskit në kohën shtesë, Enis Bardhi potencoi se kjo është ndeshja më emocionuese që ka pasur në karrierën e tij.
“Është një emosion që nuk mundem me e përshkrue.
Jemi shumë të kënaqur.
Është edhe një ndeshje, ëhstë edhe një finale ku do të përballemi me Portugalinë, por ende jemi ende me atë euforinë e fitores….
Çdo ndeshje e këtij tipi të ndeshjes, ka emocionet e veta. Kjo me Italinë mundem me thënë se ka qenë ndeshja ma me më emocion që e kam përjetue prej sa jem pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë"., tha Bardhi.