Aleksandër Trajkovski është padyshim futbollisti më i përfolur i momentit, i cili pas ati supergoli që shënoi mbrëmjen e djeshme, eliminoi Italinë nga “playoff”0et e Kupës së Botës dhe kualifikoi për më tej Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në Twitter, Trajkovski shkruan shumë pak fjalë, por që dhurojnë shumë emocione:
“Beso në ëndrrat e tua dhe ato do të realizohen”.
Maqedonia e Veriut tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në Botëror, ku do të ketë përballë Portugalinë.