Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë së Veriut, bëri senzacion në Palermo, duke eliminuar me rezultat 1:0 Italinë.
Italia mbetet jashtë Kampionatit Botëror, ndërsa “verdhekuqtë” vazhdojnë ëndrrën për një kualifikim historik.
Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë Portugalia e fortë, ndërsa në pritje të kësaj ndeshjeje, futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, bëri të ditur se asgjë nuk është e pamundur për këtë skuadër.
“Me këtë ekip mund të besojmë në të pabesueshmen, të ëndërrojmë dhe të jetojmë të pamundurën”, tha Alioski.